
Guajana, shtet në bregun verior të Amerikës Jugore, njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.
Nëpërpmjet një komunikate bëhet e ditur se kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj përmes një bisede telefonike që zhvilloi këtë të shtunë me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues– Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Mbështetja e qeverisë së këtij shteti për shtetësinë e Kosovës, sic bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë erdhi gjatë samitit të organizatës për bashkëpunim islamik që është zhvilluar ne Egjipt ku është takuar me ministren Carolyn Rodrigues–Birkett.
Guajana, është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore. Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate. Ky shtet është po ashtu anëtar i Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Komonuelthit si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Me një sipërfaqe prej 215,000 kilometra katrorë, Guajna ka një popullsi prej 770,000 banorësh.
Top Channel