Berat, makina përfundon në lumë, shpëton drejtuesi

16/03/2013 00:00

Një makinë ka dalë nga rruga mesditen e së shtunës në qytetin e Beratit duke përfunduar në ujërat e lumit Osum, ndërkohë që punonjësit e Repartit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në këtë qytet kanë nxjerrë nga ujërat e lumit drejtuesin e mjetit.

Sipas zjarrëfikësve ata janë lajmëruar në orën 15:30 minuta për një mjet që kishte përfunduar në lumë me gjithë drejtuesin.

Mjeti doli nga rruga në afërsi të lagjes Goricë dhe ra në lumë. Drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë prej makinës dhe është nxjerr menjëherë nga ujërat e lumit nga forcat e zjarrfikëses dhe shpëtimit.

Ndërkohë që mjeti është marrë nga rrjedha e lumit duke përfunduar dhjetra metra larg drejt hyrjes së qytetit.

Top Channel