Skanimi i trurit mund të lejojë tashmë kërkuesit që të mësojnë me saktësi të gjithë atë që po përfytyron apo kujton një person.

Jo vetëm kaq, por imazhet mund të rindërtohen nga truri dhe të shfaqen në një ekran.

Është pikërisht ajo që kanë bërë disa kërkues në Britani, të cilët kanë arritur të ndërtojnë video, me imazhet e përafërta që janë nxjerrë nga “arkiva” e trurit të një personi.

”Ne jemi duke u përpjekur që të kuptojmë mekanizmat fizikë që na lejojnë të hyjmë në botën e brendshme, një pjesë e të cilës është e përfaqësuar në mendjet e njerëzve”, deklaroi neurokirurgu Nathan Spreng.

Testimi u realizua mbi 19 vullnetarë, të cilëve iu dhanë katër personazhe imagjinare dhe disa situata, mbi të cilat përfytuan një reagim të mundshëm.

Skanimi me një skaner funksional magnetik, i cili është në gjendeje që të masë ndryshimet e fluksit të gjakut në tru, shfaqi ndryshime unike për secilin prej personaliteteve dhe situatave të ndryshme.

”Përfytyrimi është pika kyçe e këtij studimi, pasi gjatë jetës ne njohim qindra persona dhe i mbajmë mend nëpërmjet përfytyrimit, imazhit që krijojmë për ta. Secili prej tyre ka një mënyrë unike të përfaqësimit në tru”, deklaroi udhëheqësi i studimit, z. Spreng.

”Njerëzit janë qenë shoqërore dhe si të tilla, jetojnë në një botë komplekse. Një aspekt kyç i “lundrimit” në këtë botë sociale është mënyra se si përfytyrojmë tjetrin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA