“Na dëmshpërblyen me përmbytje”

15/03/2013 00:00

Varka që lëvizin në drejtime të ndryshme, banorë që lënë shtëpitë, të
tjerë që qëndrojnë brenda se nuk kane ku të ikin dhe që mundohen të
shpëtojne bagetitë.

Kjo ka qenë situata pak pasnatës në fshatin Kuç të Shkodrës, ku niveli i ujit në rrugë është një metër ndërsa në shumë banesa uji arrin deri në 20 centimentra. Hazbi Fusha nje nga banoret e zones ka larguar gjithe familjaret tek te afermit dhe ka qendruar për të ruajtur shtëpinë, e cila po përmbytet.

Ndersa nje tjeter kryefamiljar, Taip Spata shprehet se ai nuk ka ku te iken dhe pse banesa e tij ka 25 centimetra uje brenda dhe familjaret, femije dhe te rritur po flene ne krevate te vendosur mbi karrige

Banoret bashkojne hallin me zemerimin duke u shprehur se demshperblimi i permbytjes qe pritnin te merrnin u dha me nje tjetre permbytje.

Jeta çdo vit me permbytje eshte bere nje ankth per keta banore qe kane vite qe po rrenohen.

Top Channel