Qindra persona janë bllokuar në rrugët e Hungarisë në drejtim të Serbisë dhe Kroacisë për shkak të motit të keq.

Kolonat e gjata prej disa kilometrash janë bllokuar dhe askush nuk ka lëvizur për orë të tëra përfshirë edhe udhëtarët e disa autobusëve të linjave të rregullta dhe studentëve nga Kroacia.

Siç kanë raportuar udhëtarët, bëhet falë për qindra automjete dhe autobus që kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se 15 orësh, ndërkaq mëngjesin e së premtes ekipet emergjente janë nisur në drejtim të autostradës hungareze.

Autobusët kanë ngelur pa karburant, gjë që ka bërë të mos ketë ngrohje. Sipas disa informacioneve, në rrugët ndërkombëtare që lidhin rajonin me Evropën perëndimore kanë ndodhur qindra aksidente.

Ndërkaq në Hungari, ku është kriza m e thellë kanë ngecur në kolona 1038 persona tek të cilët ndihmat kanë vonuar. Autoritetet e shteteve të ndryshme apelojnë të mos udhëtohet në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA