Gjate 24 orëve të kaluara ka rënë sasia më e madhe e reshjeve e shënuar
gjatë këtij viti.Meteorologë të Shërbimit Ushtarak thonë se qytetet me
sasinë më të madhe të reshjeve një natë më parë ka qenë Shkodra, Lezha
dhe Tirana.

“Sasia me e larte e reshjeve eshte regjistruar ne pjesen veriperendimore me rreth 70 milimetra shi, ndersa ne zonat e uleta dhe pjesen tjeter te vendit jane regjistruar me pak se 60 milimetër reshje shiu.Intensiteti me i larte i reshjeve  ne zonat e uleta dhe veriperndimore ka qene ne zonen e Shkodres, Lezhes dhe Vlore e Tirane”, thotë sinoptikania Elsona Gjoni.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së premte por jo me dendësinë e një dite më parë. Nderkohe qe ne oret e pasdites pritet renie e temperaturave me 3 deri ne 4 grade celsius te shoqerua me reshje debore ne zonat malore.

Per fundjave meteorologet percjellin lajme te mira pas psdite e te shtune pritet qe moti te nise te kthjellohet ndonese me temperatura pak me te uleta.

“Moti do te jete filimisht  me reshje te pakta te herepshershme shiu, madje ne formen e debores ne lartesite mbi 400 meter,ndersa pritet nje permiresim i motit kryesisht ne pjesen e dyte te dites.Do te kemi percarje te vranesirash dhe me teper intervale kthjellimi, por nderkohe nje reniete temperaturave ne mesdite 3-4 grade celcius”, theksoi Gjoni.

Java qe nis do te jete pjeserisht e paqendrueshme, vranesira te alternuara me kthjellime dhe reshje te dobeta shiu ne zonat malore.

Top Channel