Kura që shëron 1 në 10 të infektuar me HIV

15/03/2013 09:45

Një trajtim i shpejtë pas infektimit me HIV mund të çojë në kurimin e një në dhjetë raste, bënë të ditur kërkuesit francezë ditën e premte.

Trajtimi me një kurë të re, ka lejuar që të diagnostikuarit në një fazë të hershme të kenë shpresa për një shërim të plotë nga sëmundja.

Në total, 14 persona kanë marrë këtë kurë dhe tashmë e kanë ndërprerë, pasi nuk kanë më asnjë gjurmë të sëmundjes brenda trupit të tyre.

Një lajm i tillë pason informacionet shpresëdhënëse mbi kurimin e plotë të një fëmije të lindur me HIV, pas një trajtimi të ngjashëm novator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pacientët e kuruar u trajtuan të gjithë brenda 10 javëve nga infektimi.

Megjithatë, në rastin e HIV-AIDS, zbulueshmëria e hershme mbetet një fenomen i rrallë dhe një pengesë kryesore për një mjekim efektiv.

Shumica e të prekurve, e mësojnë se janë të infektuar pas vetëm muajsh apo vitesh me HIV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA