Papa Françesku i Parë, paralajmëroi se Kisha Katolike do të shndërrohet vetëm në një “OJQ bamirësie”, nëse nuk do të ketë një reformë shpirtërore brenda saj.
Në meshën e udhëhequr prej tij në Kapelën Sistine, përpara kardinalëve të tjerë, Ati i Shenjtë pyeti: “Nëse nuk hapin zemrën dhe rrëfehemi përpara Krishtit, atëherë ku do të përfundojmë?”.
”Do të shndërrohemi vetëm në një OJQ bamirësie. Ajo që do të ndodhë është e njëjtë me kështjellat e rërës që ndërtojnë fëmijët në det, të cilat shemben që në dallgën e tyre të parë”, theksoi Françesku.
I konsideruar si një konservator i doktrinësetare, Papa shihet nga analistët gjithashtu si një forcë potenciale për të nisur reforma të thella brenda kishës.
Sipas vetë fjalëve të tij, qëllimi i parë do të jetë reformimi nga brenda, në mënyrë që i gjithë organizmi që përbën Kishën Katolike të pastrohet dhe të vijë më pranë nevojave të besimtarëve të thjeshtë.
Ati i Shenjtë ka filluar këtë reformë nga vetja, duke zgjedhur që të mbajë një kryq të hekurt, në vend të atij të artë dhe duke refuzuar veshjet luksoze të stolisura me ar të Papës.
76-vjeçari Françesk është Papa i parë jezuit, një degë e katolicizmit që predikton heqjen dorë nga lukset për të udhëhequr një jetë të thjeshtë në besimin e Zotit.
Argjentinas, ai është njëkohësisht edhe Ati i parë i Shenjtë që vjen nga një vend i Amerikës së Jugut.
Ndërkohë, të premten u konfirmua edhe takimi në fundjavë midis Françeskut të Parë dhe paraardhësit të tij, Benediktin XVI, në rezidencën e përkohshme të këtij të fundit në Kështjellën Gandolfo.
Françesku perjashton kardinalin e perfshire ne skandalin e pedofisilise
Sipas informatave te shtypit, Françesku kerkoi gjate meshes në bazilikën e “Santa Maria Maggiore” largimin e kardinalit Bernard Law, i cili eshte ne pension, por eshte akuzuar se ka mbrojtur dhe fshehur pedofiline e disa prifterinjve ne doiqezen e Bostonit.
Ai nuk ka marrë masat e duhura, duke bere thjesht transferimin e prifterinjve në fjalë në një kishë tjetër, po në kontakt me fëmijë e të rinj.
Papa Françesku duket se ka kërkuar që ky kardinal të mos frekuentojë bazilikën dhe nuk do që ta shohë më. Megjithëse zyra e shtypit e Vatikanit e minimizoi episodin, ky qëndrim i Papës dëshmon se po mbërrijnë ndryshime, jo më heshjtje apo lëshime për fajtorët.
Deri tani, Ati i Shenjtë nuk është ulur në fronin e Papës, edhe gjatë ceremonisë me kardinalët ka qëndruar në këmbë.
Ai i ka bërë thirrje argjentinasve që të mos vijnë në Romë për të marrë pjesë në meshën inauguruese të papnisë së tij ditën e martë. Ai u kërkoi bashkëatdhetarëve të tij që paratë e udhëtimit t’ia dhurojnë atyre që kanë nevojë.
Top Channel