Kina konfirmon Li Keqiang si kryeministër

15/03/2013 04:30

Liderët kinezë kanë emëruar Li Keqiang si kryeministrin e vendit, duke e vendosur atë në krye të ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

Li, i cili mban edhe vendin si numri 2 i Partisë Komuniste, merr këtë post nga Wen Jiabao. Li u zgjodh për një mandat 5-vjeçar por, ashtu si paraardhësi i tij, pritet të kalojë një dekadë në këtë post.

Të enjten, Xi Jinping u konfirmua nga legjislatori si presidenti i ri i vendit, duke kompletuar kështu tranzicionin e pushtetit nga Hu Jintao.

Ngritja në detyrë, e ditur botërisht tashmë, e Keqiang u konfirmua nga legjislatori prej 3000 votuesish, në Kongresin Popullor Kombëtar, në sezonin vjetor parlamentar në Pekin.

Si kryeministër, ai do të mbikqyrë një portofol të madh të çështjeve të brendshme, do të menaxhojë sfidat ekonomike, sfidat mjedisore dhe problemeve urbanistike të Kinës, veçanërisht në lidhje me automjetet.

Këto emërime nënshkruan kështu kalimin nga një gjeneratë liderësh te tjetra. Ndërsa zëvendës-kryeministri dhe këshilltarët e shtetit do të emërohen gjatë të shtunës, përpara se Kongresi të mbyllë punimet e tij ditën e dielë.

Të enjten, Xi Jinping mori miratimin me 2952 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim. Disa orë më vonë, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i telefonoi  për ta uruar dhe ngriti disa shqetësime në lidhje me disa çështje të kohëve të fundit, si sulmet kibernetike dhe Koreja e Veriut.

“Të dy liderët pranuan të angazhohen në nivele të larta për të zgjeruar bashkëpunimin dhe koordinimin”, shkruhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Obama do të dërgojë Sekretarin e Thesarit, Jacob Lew, dhe Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Pekin gjatë ditëve të ardhshme, në një përpjekje për t’u takuar me administratën e re kineze.

Top Channel