Sadi Bexheti, kryetari aktual i Komunes së Tetovës, do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare në zgjedhjet lokale të 24 marsit në Maqedoni.

Në një intervistë për Top Channel, ai flet për atë se çfarë është bërë për Tetovën gjatë 4 viteve, si edhe synimin për të përmbushur në mandatin e ardhshëm çfarë është lënë përgjysmë.

“Gjatë tre viteve nuk është lëshuar asnjë mjet financiar dhe kjo ndërmarrje nuk ka punuar aspak. Këshilli Komunal i Tetovës vitin e kaluar ka marrë të drejtat nga qeveria dhe kemi realizuar gjashtë kilometra, investuar 1.1 milion euro dhe kanë mbetur diku tek 1 milion euro për të përfunduar projekti i ujësjellësit njëherë e përgjithmonë”, thotë zoti Bexheti.

Ai flet edhe për zgjidhjen e problemit të mbeturinave.

“Përvec projektit të madh të ujit që kemi patur, ne kemi patur edhe një problem, atë të mbeturinave që në qytetin e Tetovës ka qenë stacioni i zi që për 20 vjet ka helmosur qytetin, por gjatë mandatit tim kam bërë transferimin e saj dhe njëherë e përgjithmonë është i rregulluar problemi i grumbullimit”, tha kreu aktual i Tetovës.

Bexheti e cilëson si vendimtare votën e pakicave që jetojnë në Tetovë, duke nënvizuar faktin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët gjatë mandatit 4-vjeçar.

Për komunën e Tetovës, ai do të përballet me kandidaten e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e cila la postin e zv/kryeministres për këtë garë.

“Mund të them që kandidati që vjen si funksionar besoj që nuk e ka idenë se për cfarë ka nevojë Tetova, por mendoj se në këtë mënyrë që fitorja të jetë padiskutim e jona”, tha zoti Bexheti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA