Putin si Stalini: Test fizik në shkolla

14/03/2013 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin propozoi rivendosjen e një programi për
vlerësimin e formës fizike, që ka ekzistuar në kohën e ish-Bashkimit
Sovjetik. Putin tha se nisma do të mësojnë fëmijët që të luftojnë për
vete, për familjet e tyre dhe, në fund të fundit, për vendin e tyre.

Programi i njohur si “GTO”, dikur i njohur si “Gati për punë dhe për mbrojtje të BRSS-së”, u prezantua nga Josef Stalin në vitin 1931 dhe detyronte të gjithë nxënësit të kalonin testin që maste nivelin e tyre të formës fizike.

Kush e kalonte testin merrte një medalje të artë të veçantë ose argjendi. Me kalimin e viteve, programi e humbi rëndësinë dhe nuk u përdor më pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Top Channel