Zëvendësohet Ministri për  Komuniteteve dhe Kthim në qeverinë e Kosovës. Qeveria ka njoftuar se ministri i deritanishëm Radoica Tomiç ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja është paraqitur në tryezën e kryeministrit Hashim Thaçi dhe ky i fundit e ka miratuar menjëherë atë.

Në një njoftim për media të qeverisë thuhet se Thaçi emëroi zotin Dalibor Jevtiç për në postën e Ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë arsyet e dorëheqjes dhe zëvendësimit që iu bë kësaj ministrie. Por ky ndryshim vjen në kohën kur qeveria e Kosovës po paralajmëron riformatizim të kabinetit qeveritar.

Top Channel