Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Argjentinasit po festojnë pas lajmit të beftë se kardinali, Horhe Mario Bergolio, u zgjodh i pari Papë latino-amerikan. Ana Maria Mino është një prej dhjetra besimtarëve, që shkuan në Katedralen qendrore të Buenos Aires-it.
Ndërsa pelegrinët argjentinas në Sheshin e Shën Pjetrit, të cilët i jetuan emocionet duke e prekur thuajse me duar realitetin, u shprehën të entuziasmuar.
“Jemi shumë të lumtur si argjentinas. Është një njeri shumë i përgatitur, – tha Manuel Arrieta. – Duhet të lutemi për Shpirtin e Shenjtë dhe Jezu Krishtin, për t’i dhënë forcën e duhur për ta drejtuar Kishën Katolike”.
Edhe në Brazil, dhjetra katolikë u mblodhën në Katedralen e Rio de Zhaneiros, pa shprehur keqardhjen që posti nuk i shkoi kardinalit brazilian Odilo Sherer.
Katolikët në Uashington DC u shprehën të habitur për zgjedhjen e argjentinasit Horhe Mario Bergolio.
Besimtarët katolikë në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani të Madhe e priten, sa me habi, po aq me gëzim pasuesin e Benediktit të XVI-të, në krye të Kishës Katolike.
Top Channel