Turqi, militantët lirojnë ushtarët pengje

13/03/2013 16:05

Grupi militant i Partisë Popullore Kurde liroi tetë ushtarë dhe zyrtarë turq të mbajtur peng në Irakun e Veriut që prej dy vitesh, informoi të mërkurën “BBC”.

”Të burgosurit kanë mbërritur shëndoshë e mirë në duart tona”, deklaroi Husamettin Zemerlioglu, një politikan kurd.

Kjo lëvizje shihet si një shenjë inkuruajuese, drejt fundit të konfliktit 30-vjeçar midis Ankarasë zyrtare dhe PKK-së, një organizatë separatiste, që lufton për krijimin e një shteti kurdi.

Muajin e shkuar, udhëheqësi historik i PKK-së, organziatë e konsideruar si terroriste nga Turqia, BE dhe SHBA, Abdullah Ocalan, bëri një thirrje për këmbimin e të gjithë pengjeve që mbahen të izoluar nga të dyja palët.

Zëvendësministri i Turqisë, Besir Atalay, e mirëpriti lirimin, duke e konsideruar si një shenjë të “vullnetit të mirë”.

”Procesi i paqes është duke ecur në rrugën e duhur. Ka një mbështetje publike, pritshmëri dhe shpresë”, deklaroi Atalay.

Top Channel