Konklava, sërish tym i zi

13/03/2013 00:00

Dështon votimi i dytë dhe i tretë për zgjedhjen e Papës së ri në Kapelën Sistinë, ku 115 kardinalë janë mbyllur për të arritur konsensus për pasuesin e Benediktit të 16-të që dha dorëheqjen muajin e kaluar.

Ashtu sikurse edhe ditën e parë, tymi i zi sinjalizoi mos arritjen e një marrëveshjeje edhe gjatë dy votimeve të paradites së mërkurë. Po gjatë së mërkurës, në orët e pasdites së saj, pritet të votohet edhe dy herë të tjera.

Ndërkohë me qindra besimtarë ndodhen jashtë ambienteve ku zhvillohet Konklava, në pritje për të mësuar emrin e Papës së ri, për zgjedhjen e të cilit duhen të paktën 77 vota.

Benedikti i 16-të u dorëhoq në moshën 85-vjeçare gjatë muajit të kaluar, duke deklaruar se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën, e cila është prekur nga probleme të ndryshme, që prej skandalit botëror në lidhje me abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, e deri tek akuzat për korrupsion me Bankën e Vatikanit.

Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë, deri kur një kandidat i vetëm të gjejë mbështetjen e nevojshme, e në këtë moment tymi që del nga oxhaku i Kapelës Sistine do të bëhet i bardhë dhe menjëherë pas kësaj do të kryhet njoftimi në latinisht “Habemus Papam”, (kemi Papë).

Votimi bëhet në heshtje të plotë, pa diskutime formale, deri sa vendimi të merret. Nëse kjo nuk ndodh pas 3 ditësh, atëherë mund të ketë një pushim për lutje dhe diskutime informale për maksimumin 1 ditë.

Konklava, rekordi me 1006 dite ne vitin 1268

Ndërsa vazhdon pritja e tymit të bardhë që do të lajmërojë zgjedhjen e një Pape të ri, jo rrallë shtrohet pyetja se sa mund të vazhdoje kjo pritje, se sa mund të zgjasë një Konklavë.
 
Nuk ekziston një rregull i saktë mbi kohëzgjatjen e Konklavës. Për zgjedhjen e Papa Benediktit të 16-të mjaftuan dy ditë, vetëm katër votime. Paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali i Dytë, papa i pare jo italian pas 455 vjetësh, u zgjodh pas tre ditësh dhe tetë votimesh.

Mesatarisht Konklava zgjat rreth tre ditë, megjithëse është shtuar numri i kardinalëve dhe është vështirësuar arritja e shumicës së nevojshme prej 2 të tretave të votave.

Por ka një rast në të kaluarën e largët kur konklava ka zgjatur 1006 ditë, nga 1268 deri ne 1271. Pikërisht në këtë ngjarje e kanë burimin shume prej rregullave të Konklavës dhe vetë emri i saj. Të dëshpëruar nga pritja e pafundme, besimtarët arritën t’i mbyllnin me çelës (nga ketu klausi cum clave) klardinalët, u pakësuan atyre ushqimin, madje arritën deri sa t’i zbulonin çatinë e Pallatit për t’i nxitur që të vendosnin. Nga kjo Konklavë, me e gjata e historisë dhe që njihet si Konklava e parë, doli Papa Gregori X. Që atëherë normat e përgjithshme kanë mbetur po ato, vetëm në vitin 1562 Papa Pio i Katërt futi rregullin e votës sekrete.

Enigma e emrit të Papës

Pyetja e pare qe i behet Papes se ri eshte: me te cilin emer preferon te quhesh? Se cili do te jete kreu i ri i Kishes Katolike, liberal apo konservator, reformator apo ndjekes i rrepte i rregullave, kjo do te mesohet vetem pak minuta pasi nga oxhaku i Kapeles Sistine te dale tym i bardhe.

Nga ballkoni i bazilikes se Shen Pjetrit, Bota do te njoftohet jo vetem kush u zgjodh, por edhe me cfare emri do te thirret, vendim ky i respektuar prej shekujsh ne historine e kishes, dhe nje tregues i rendesishem i vizionit dhe aspiratave te Papes se ri.

Deri ne shekullin e gjashte, papet mbanin emrin e tyre; keshtu, ka pasur nje pape Silvester, nje pape Julius dhe nje Viktor. Pastaj, ne vitin 553, ne krye te kishes u zgjodh nje prift i quajtur Mercurius dhe ishte thjesht e papranueshme qe Ati i Shenjte te mbante emrin e nje Hyu Pagan: Merkur.

Ai zgjodhi te thirrje Gjoni i Dyte. Qe atehere, papet e braktisin emrin e tyre te lindjes kur marrin kete pozicion e pranojne te marrin emra shenjtoresh, Papesh te tjere apo edhe te afermish qe jane larguar nga jeta.
Deri diku mund te konsiderohet edhe si nje lloj perpjekje per te marre pak nga shkelqimi i parardhesve, thote at thomas reese, analist i vatikanit per te perjavshmen National Catholic Reporter.

Kur kardinali Jozef Racinger u zgjodh Pape ne 2005-n, ai kerkoi te njihet si Benedikti i 16-te ne forme respekti per Papen e meparshem Benedikt, i cili udhehoqi Kishen Katolike ne periudhen e veshtire te Luftes se Dyte Boterore, si dhe shenjtin Benedikt, nje intelektual ashtu si vete Racingeri dhe nje prej shenjtoreve mbrojtes te Europes. Ne menyre te vecante, Papa gjerman shpresoi qe ky emer te ndihmonte katoliket ta mbajne Krishtin gjithmone te pranishem ne jetet e tyre. sidoqofte, per momentin vemendja eshte mberthyer tek oxhaku i kapeles Sistine, Sacellum Sixtinum sic quhet latinisht, e qe edhe vete e ka marre emrin nga nje kryetar i Kshes Katolike: Papa Sikstus i katert. (Pope Sixtus IV).
 

Top Channel