Kinë, dyshime për cilësinë e ujit

13/03/2013 00:00

Autoritetet kineze kane nisur te verifikojne cilesine e ujit pas
njoftimeve per gjetjen e gati 6.000 derrave te ngordhur ne lumin Huangpu
te Shangait. Edhe pse zyrtaret vendas kembengulin se cilesia e ujit
vazhdon te permbushe standardet e vendosura, per te fashitur shqetesimet
e banoreve eshte vendosur te behen kontrolle te metejshme.

Deri tani nuk kemi zbuluar ndonje anomali. Megjithate do te kryhen te tjera analiza e nese do te kete ndotje, do te marrim masat e nevojshme, perfshire shtimin e karbonit aktiv per pastrimin e ujit.

Besohet se derrat vijne nga provinca fqinje Zhejiang, por arsyet perse kane ngordhur nuk jane zbardhur ende. Lumi Huangpu eshte burim kryesor i ujit te pijshem ne Shangai, ndaj gjetja e kafsheve te ngordhura ka ngjallur shqetesim te pamase.

Testet laboratorike tregojne se nje pjese e tyre ishin prekur nga nje semundje qe godet shpesh derrat, por nuk transmetohet tek njerezit. Mendohet se kafshet jane hedhur ne lume nga fermat e derrave ne Jiaxing, qe ndodhet mbi Shangai.

Top Channel