Një person i ka vënë flakën vetes paraditen e së mërkurës në Sofie të Bullgarisë, në shenjë proteste ndaj varfërisë dhe nivelit të lartë të korrupsionit.

Sipas agjencive bullgare të lajmeve, ngjarja ka ndodhur përpara selisë së Parlamentit dhe personi i vetëdjegur, një 51-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Më herët gjatë vitit në Bullgari janë verifikuar tre raste të tjera analoge, ku për fat të keq autorët kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.

Gjithësesi, protestat masive detyruan muajin e kaluar qeverinë bullgare të Bojko Borisov të jepte dorëheqjen dhe të shpallte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 12 maj.

Edhe pse është një vend anëtar i Bashkimit Evropian, Bullgaria vazhdon të jetë një vend ku mbizotëron varfëria dhe korrupsioni deri në nivelet më të larta shtetërore.

Top Channel