Vatikan, tym i zi nga Kapela Sistine

12/03/2013 00:00

Ka përfunduar pa asnjë rezultat votimi i parë i Kardinalëve të izoluar në Kapelen Sistine për nxjerrjen e një emri që do të pasojë Benediktin e XVI në krye të Kishës Katolike.

Ashtu sic pritej, tymi i dalë nga oxhak,u ishte i zi, që nënkupton se asnjë emër kandidat për t’u zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë nuk mori 2/3 e votave të nevojshme për t’u shpallur fitues.

Pas meshës, 115 kardinalët me të drejtë vote u mbyllën në Kapelen Sistine. Rreth orës 17:20 u shqiptua “Extra Omnes”, ose ndryshe “të gjithë jashtë” që nënkupton nisjen e procesit të votimit për zgjedhjen e Papës së ri. Me kaq u mbyll procesi për martën, ndërsa do të vazhdohet ditën e mërkurë me katër votime të tjera, përkatësisht në orët e paradites dhe dy në orët e pasdites.

Prej shekujsh zgjedhja e Papës së ri ka qenë një prej riteve më misterioze dhe të panjohura, e këtë herë duket se Selia e Shenjtë ka marrë masa më të forta për të shmangur daljen e çdo lloj informacioni. Gjithë këto ditë çdo kardinal gjatë lëvizjeve ka qenë i shoqëruar nga dy punonjës të xhandarmërisë së Vatikanit. Me fillimin e Konklavës kardinalet do të kontrollohen në hyrje dhe në dalje.

Por masat më të rrepta janë marrë për të ndaluar komunikimin e tyre nëpërmjet mjeteve të reja të telekomunikacionit dhe mesazhet e tyre në rrjetet sociale. E gjithë zona e Kapela Sistine dhe e Santa Martës, ku do të jetojnë kardinalët, është izoluar nëpërmjet një lloj kafazi të Faradejit, një sistem që bllokon çdo valë elektromagnetike.

Kontrolli i valëve bëhet edhe nga pajisje të vendosura mbi disa automjete lëvizin vazhdimisht në kopshtet e Vatikanit. Asgjë nuk duhet të hyjë nga jashtë ose të dalë, as nga ana vizive, jo rastësisht edhe dritaret e Kapeles Sistine janë errësuar.

Kohëzgjatja e Konklavës nuk dihet saktësisht, por ajo që është e sigurtë është që Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë deri në momentin e kur një emër merr dy të tretat e votave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA