Fushata elektorale, për zgjedhjet lokale në Maqedoni, ka ndikuar që të shtohet dhuna ndaj shqiptarëve në Shkup.

Kështu vlerëson politologu Jonuz Abdullahu. Ai është i mendimit se, duke ngritur tensionet ndëretnike, partitë maqedonase po bashkojnë elektoratin në komuna të caktuara, kundër shqiptarëve.

Kështu, në qytetet e Kërçovës dhe Strugës, përkundër përplasjeve të mëdha, opozita maqedonase do të përkrahë kandidatët e partisë së kryeministritNikolla Gruevski, me qëllim për të pamundësuar fitoren e kandidatëve shqiptarë në këto komuna.

“Ky bashkim është në dëm të demokracisë, në dëm të një procesi plural, ku të gjithë duhet të garojnë dhe të mos kemi homogjenizim etnik edhe religjioz, nga shkaku se të gjitha ato nga e kaluara kanë dëshmuar se janë të dëmshme dhe më së tepërmi do të dëmtohet demokracia dhe paqja e brishtë në Maqedoni”, tha Jonuz Abdullahu, politolog.

Duke analizuar rrjedhën e deritanishme të fushatës, politologu Jonuz Abdullahu nuk pret që në bllokun shqiptar të ketë incidente. Ai pret që gara më e fortë mes partive shqiptare të zhvillohet në Tetovë, ku garojnë tre profesorë universiteti.

“Do të jetë një garë interesante, nga shkaku se Tetova e meriton që të jetë një qendër e shqiptarëve të Maqedonisë dhe njëkohësisht qendër universitare, ndaj dhe duhet të marrë një pamje të një metropoli, sepse këtu gravitojnë qendrat e partive politike dhe këtu pritjet janë të mëdha nga elektorati”, shtoi Jonuz Abdullahu.

Sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve në votime, politologu Abdullahu vëren një dëshpërim të madh tek elektorati shqiptar, për shkak të rezultateve të dobëta të politikës, megjithatë ai nënvizon se shqiptarët e Maqedonisë, mund ta ndryshojnë situatën e tyre vetëm me pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA