SHBA shpall “non grata” diplomatët venezuelianë

12/03/2013 15:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” dy diplomatë venezuelianë në Uashington, në një lëvizje reciproke pas përzënis së atasheve amerikanë nga Karakasi.

Diplomatëve iu kërkua që të largoheshin, një ditë pas funeralit të presidentit të ndjerë Hugo Chavez.

Lajmin për largimin e sekretarit të dytë, Orlando Jose Montanez dhe konsullit Victor Camacaro e konfirmoi zëdhënësja e Departamentit të Stetit, Victoria Nuland.

Si rrjedhojë e përkeqësimit të marrëdhënieve, të dy shtetet nuk kanë caktuar reciprocikisht ambasadorë në kryeqytetet përkatëse që prej vitit 2010.

Shpallja “non grata” vjejn ndërsa zëvendëspresidenti Nicolas Maduro dhe lideri i opozitës, Henrique Capriles, u regjistruan si kandidatë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në datën 14 prill.

Me kërkesë të presidentit të përkohshëm Maduro, dy diplomatë amerikanë u larguan fill pas vdekjes së Chavez, pasi u akuzuan për ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës dhe përpjekjen e destabilizimit të vendit.

Më parë, Maduro ka shprehur dyshime se tumori vdekjeprurës i Chavezit mund të ishte injektuar tek ai nga ana e agjentëve të CIA-s.

Top Channel