Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, pritet të shpallë në orët në vazhdim emrat e anëtarëve të një qeverie të përkohshme, që do të vihet në drejtim të vendit ballkanik pas disa javësh pa qeveri.

Kryeministri Bojko Borisov dha dorëheqjen më parë gjatë shkurtit, pas protestave të vazhdueshme kundër tij për faturat e larta të energjisë elektrike, varfërinë dhe korrupsionin.

Në javët që pasuar dorëheqjen, të gjithë forcat kryesore politike me radhë kanë refuzuar që të formojnë një qeveri me figurat e tyre.

Përballë kësaj situate, presidenti Plevneliev pritet që të formojë vetë një kabinet, me specialistë dhe ministra të paatashuar me forcat politike.

Qeveria në fjalë do të ketë për detyrë të organizojë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në muajin maj.

Ndërkohë, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standart”, publikuar të hënën, Plevneliev shprehte dëshirën për të pasur një qeveri të ngjashme me atë të Mario Montit në Itali.

Top Channel