Korçë, plagosje me armë zjarri

12/03/2013 19:35

Një 23-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës, informoi pasditen e së martës Policia e Shtetit.

I plagosuri, Donald Deli, ndodhej në një lokal në një rrugë kryesore, kur ndaj tij u hap zjarr nga persona të paidentifikuar.

Për momentin, nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në këtë atentat ndaj jetës të së riut dhe as autorët e mundshëm të krimit, ndërsa policia po kryen hetime në vendngjarje.

I riu Deli u shoqërua pas ngjarjes me shpejtësi në spitalin e qytetit të Korçës. Nuk ka ende një prognozë apo deklaratë mbi gjendjen e tij.

Top Channel