Falkland, referendumi i ishullorëve “pro” Britanisë

12/03/2013 03:10

Populli i Ishujve Falkland ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të mbetjes si një territor britanik përtej detit.

Nga 1517 vota të hedhura në referendumin 2-ditor, 1513 ishin në favor të mbajtjes së statusit aktual, ndërsa vetëm 3 vota ishin kundër.

Pjesëmarrja ishte gati 90%, nga 1672 banorët britanikë ligjërisht për të votuar, nga një popullsi prej 2900 banorësh.

Argjentina kishte ushtruar presion së fundi, me deklaratat se ishujt janë territor i tyre, gati 30 vite pas betejës në Falkland.

Dick Saële, një anëtar i asamblesë legjistalive të ishujve, tha: “Të marrësh një rezultat 99% për konfirmimin dhe vetëm 3 vota kundër, mendoj se është absolutisht një rezultat fenomenal, i cili i dërgon mesazhin më të fortë të mundshëm botës, në lidhje me të drejtën tonë për vetëvendosje, një e drejtë për të cilin u luftua në 1982-shin dhe që e keni nderuar sot”.

Vëzhguesit zgjedhorë nga vende të ndryshme mbikqyrën votimet, përfshi përfaqësues nga Kili dhe Meksika, pavarësisht një kërkese të Argjentinës për mos pjesëmarrjen e vendeve amerikano-latine.

Pjesa më e madhe e argjentinasve i konsiderojnë ishujt, të cilët i quajnë Las Malvinas, si pjesë e Argjentinës, teksa rikuperimi i tyre është sanksionuar në Kushtetutën kombëtare.

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, tha se dëshirat e banorëve nuk janë të rëndësishme, në atë që konsiderohet një cështje territoriale.

Forcat argjentinase pushtuan Ishujt Falkland më 2 prill 1982. Garnizoni i Marinsave Mbretërorë u thye, ndërkohë që edhe territore të tjera britanike në Atlantikun jugor, përfshi South Georgia, u pushtuan gjithashtu.

Në dy muaj luftime, 255 britanikë dhe rreth 650 shërbyes argjentinas u vranë, së bashku me 3 viktima civilë nga Falklandet, përpara se forcat argjentinase të dorëzoheshin.

Top Channel