Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pas kthimit nga Brukseli së bashku presidentin dhe zëvendëskryeministrin, në një konferencë për media ka theksuar se porosia e Serbisë në Bruksel ka qenë që Kosova duhet të japë asociacionin e komunave siç e kërkon Beogradi, ose të mos humbet më kohë.

Në njëfarë forme, Serbia ka dhënë ultimatum për bisedimet me Kosovën. Daçiç ka theksuar se është rënë dakord vetëm për oficerët për lidhje, ndërsa ka porositur sërish se Serbia nuk mund ta kontrollojë Kosovën, por as Kosova veriun përveç rastit nëse tentohet me armë.

Ai ka thënë se është bërë një progres i jashtëzakonshëm, por çdo proces tjetër varet nga çështja e strukturave të sigurisë dhe paralelizmi dhe Serbia nuk mund të heqë dorë nga kërkesat e saj.

Sipas tij, shteti serb e ka merituar datën e fillimit të bisedimeve përkundër dialogut, ndërsa marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve janë komplekse, ndaj dhe është e nevojshme një marrëveshje e dyanshme me ndërmjetësimin ndërkombëtar, në mënyrë që në të ardhmen të evitohet mundësia për luftë.

Ndërsa presidenti Tomislav Nikoliç, tha të hënën pas takimit me Ashton se në 10 ditët e ardhshme priten rezultate për një marrëveshje të mundshme për veriun e Kosovës, gjë që sipas tij do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave të anëtarësimit të Serbisë me BE-në.

“Kemi ardhur deri tek lëshimi nga ana e palës shqiptare, e cila në fillim thoshte se nuk mund të ndryshojë asgjë në Kushtetutën dhe ligjet e tyre”, deklaroi Nikoliç pas pyetjes se çfarë ka ndryshuar së fundmi, duke përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Para takimit të radhës Thaçi-Daçiç të parashikuar më 20 mars, ndërmjetësuesja Ashton do të bisedojë këtë javë në Prishtinë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me udhëheqësit e partive politike në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA