Britani, ndëshkohet ish-ministri i Energjisë

12/03/2013 00:00

8 muaj burg për një gjobe tejkalimi shpejtesie, te cilen 10 vjet me pare
kishte tentuar t`ia kalonte te shoqes. Akuza ishte ajo e pengimit te
drejtesise.

Nje episod i tille, i konsumuar nje dekade me pare, mund te konsiderohet i paperfillshem ne syte e shumekujt, por jo te drejtesise britanike, e cila nuk ka ngurruar te ndeshkoje ish-ministrin e Energjise dhe Klimes, Chris Huhne, njekohesisht nje prej figurave me te spikatura te Partise Liberal Demokrate.

58-vjeçari e pranoi fajesine ne muajin shkurt, pasi i kishte mohuar akuzat per muaj me radhe. I njejti denim, po me 8 muaj heqje lirie, eshte dhene edhe per ish-bashkeshorten, qe pergjate gjithe kohes ka prentenduar se i shoqi e kishte detyruar te merrte persiper gjoben e tij.

Cifti eshte ndare ne 2010-ten, pas daljes ne drite te lidhjes jashtemartesore qe Huhne kishte me keshilltaren e vet te marredhenieve publike. Gjykatesi Justice Sëeeney, e argumentoi vendimin me faktin qe gjesti ne vetvete ndoshta nuk ishte aq i rende, por pengimi i drejtesise, sipas tij, duhet konsideruar nje shkelje serioze. Nese kjo çeshtje pati ndonje element tragjedie, kjo ishte vetem per fajin tuaj, i tha Sëeeney dy ish-bashkeshorteve. Skandali ka gjasa t’i jape fund karrieres politike te zotit Huhne, qe per shkak te tij pat dhene doreheqjen si minister i kabinetit dhe si anetar i Parlamentit.

Top Channel