Të martën 115 kardinale do mbyllen për të votuar Papën

11/03/2013 00:00

Liderë të Kishës Katolike nga e gjithë bota po takohen në Vatikan për
bisedimet e fundit në grup përpara zgjedhjes së pasardhesit të Papës
Benedikt.

Mbi 130 kardinale kane diskutuar gjate kongregacioneve te javes qe shkoi, ndersa te marten 115 kardinale-elektore nen moshen 80 vjeç, do te mbyllen ne nje hotel te Vatikanit perpara votes se fshehte mbi Papën e ri.
Ne vijim, kremtohet mesha per zgjedhjen e Atit te Shenjte ne Baziliken e Shen Pjetrit. Pas drekes, elektoret do te hyjne ne Kapelen Sikstine ku do te zhvillohet nje votim tjeter ne mbremje. Me vone, fletet e perdorura do te digjen dhe tymi qe do te dale nga oxhaku i kapeles, me te gjithe gjasat do te jete i zi, qe do te thote se ne 5 ditet e deritanishme te bisedimeve mes 115 kardinaleve, nuk eshte rene dakort per Papen e ri.

Nga e merkura do te mbahen dy votime ne dite, nje ne mengjes dhe nje pasdite dhe pas seciles seance, fletet do te digjen. Rituali perseritet deri ne momentin kur njeri nga kandidatet do te arrije te siguroje 77 vota, apo dy te tretat; paskesaj, tymi mbi catine e Kapeles Sikstine, do te jete i bardhe.

Konklava e fundit ne 2005-n nuk zgjati vecse dy dite dhe mendohet se shpeshtesia e takimeve kardinaleve kete radhe, duhet konsideruar si reflektim i sfidave te shumta me te cilat perballet kisha. Pavaresisht betimit te fshehtesise te bere nga kardinalet, gazetat italiane kane publikuar disa detaje te debateve mes tyre mbi problemet e kishes si dhe krijimin e fraksioneve te medha, te ndara sipas gjasave ne dy grupe kryesore: te ashtuquajturit romane, te cilet punojne ne Vatikan dhe te ardhurit nga jashte, qe kerkojne ndryshime ne radhet e Curias, aparatit administrativ te Selise se Shenjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA