Stërvitje ushtarake në Kore

11/03/2013 00:00

Tensionet janë të larta në gadishullin korean, por kjo nuk e ka penguar
zhvillimin e stërvitjes se përvitshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara
dhe Koresë së Jugut.

Peniani i denoi me force manovrat e ka kercenuar te heqe dore nga armepushimi qe i dha fund luftes koreane. Seuli pretendon se edhe Koreja e Veriut e ka vene ne zbatim paralajmerimin e javes se kaluar per te nderprere linjen direkte nderkufitare.

Stervitja vjen vetem pak dite pasi Kombet e Bashkuara i dhane driten jeshile sanksioneve te reja ndaj veriut pas testit te tij berthamor te muajit shkurt, i treti per vendin komunist. Fqinjet e Korese se Veriut dhe Shtetet e Bashkuara druhen se ajo mund te prodhoje mbushje berthamore per raketa, por besojne se Peniani ende nuk e ka aftesine ta realizoje nje gje te tille.

Stervitja amerikano-koreano jugore, e njohur ndryshe si “Key Resolve”, zgjat dy jave e perfshin me shume se 13.000 trupa. Nje tjeter stervitje e perbashket, Foal Eagle, ka nisur qe prej fillimit te muajit mars. Te dyja keto nisma zhvillohen cdo vit dhe zakonisht, shoqerohen me retoriken e ashper te Korese se Veriut.

Pavaresisht acarimit te skajshem te situates, te pakte jane ata qe mendojne se do te kete lufte. Megjithate, ne klima e tensioneve e krijuar se fundi ngjall shqetesime edhe per ndonje pershkallezim aksidental te gjendjes, sidomos pas vendimit te korese se veriut per te nderprere linjen ushtarake te nderlidhjes mes dy paleve. Sidoqofte, edhe kjo nuk eshte e paprecendente. Linja telefonike ne Panmunjom eshte braktisur nga veriu edhe me pare, e hera e fundit ka qene ne 2010-ten.

Top Channel