Përdhunimi në Indi, dyshime për ‘vetëvarjen’

11/03/2013 00:00

Vetëvrasje apo vrasje, kjo është pyetja me të cilën përballen
autoritetet në Delhi të Indisë pasi një prej të dyshuarve për
përdhunimin e studentes 23-vjeçare në një autobus të kryeqytetit indian,
u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Policia deklaroi se Ram Singh u vetevar ne burgun Tihar te Delhit, por avokati mbrojtes dhe familjaret e 33-vjeçarit kane dyshime te forta se ate, ne te vertete, e kane vrare. Singh ishte nje prej 5 personave te arrestuar per rastin e tmerrshem te perdhunimit me pasoje vdekjen e vajzes se re, qe shokoi vendin e ndezi debatet mbi trajtimin e femrave ne Indi.

I dyshuari i gjashte do te dale perpara nje gjykate per te mitur. Zyrtaret kembengulin se Tihari eshte nje prej burgjeve me moderne dhe te sigurta te Indise. Ai eshte i pajisur me kamera, aparatura qe diktojne telefonet celulare, skanere dhe detektore metalesh. I gjithe kompleksi ne pergjithesi pak ngjason me nje burg te mirefillte. Tihari konsiderohet gjithashtu edhe si institucioni i ketij lloji i profilit me te larte ne Indi, per shkak se ne qelite e tij jane mbyllur edhe politikane e biznesmene qe perballen me procese gjyqesore per korrupsion.

Vdekja e Singh-ut perben nje shqetesim per vete per autoritetet indiane, te cilat episodi i rende i 16 dhjetorit i ka vene nje trysni te jashtezakonshme. Sipas zedhenesit te burgut, Sunil Gupta, 33-vjeçari eshte vetevarur me nje litar te improvizuar nga nje batanije. Zyrtaret kane nisur menjehere nje hetim mbi ceshtjen mbi ngjarjen, ndersa trupi i pajete i singhut do te dergohet per vone per nje ekzaminim post-mortum.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA