Meta në Korçë: Fund ngërçit absurd

11/03/2013 00:00

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u ndal në qytetin e Korçës kur prezantoi kryesuesin e listës për këtë qark, Pirro Kapuranin.

Kreu i LSI-së garantoi se zgjedhjet do të jenë tërësisht demokratike, ndërsa kërkoi prej klasës politike që t’i japë fund gjuhës së konfliktit dhe të miratojë reformat e nevojshme si dhe 3 ligjet e kërkuara nga BE për të marrë statusin e vendit kandidat, hap ky që për kreun e LSI-së, përkthehet në më shumë investime strategjike dhe më shumë punësim.

Kreu i LSI-së shprehu bindjen tek suksesi i LSI-së në këto zgjedhje. Ai tha se kjo forcë politike përfaqëson një alternativë të besueshme europiane ndaj kërkoi mbështetjen e korçarëve në zgjedhjet e qershorit.

“Më 23 qershor të gjithë kemi një takim të rëndësishëm me zgjedhjet e përgjithshme, takim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, për të siguruar dinamikën e ekonomisë në 4 vitet që vijnë. U japim mundësinë shqiptarëve për të zgjedhur një alternativë me këmbë në tokë dhe mend në kokë, alternativë që garanton zhvillimin, ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj. Ne jemi të sigurtë në suksesin e LSI-së në të gjithë Shqipërinë, në vecanti në rrethin dhe Qarkun e Korçës, në suksesin në Korçë me Pirro Kapuranin, drejtuesin e listës. Shpreh bindjen se LSI me shpirtin europian është në sintoni të plotë me shpirtin e qytetarëve të Korçës”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA