Marinarët rrezikojnë marrëdhëniet Itali-Indi

11/03/2013 00:00

Juridiksioni për gjykimin për akuzën e vrasjes së dy marinarëve italianë rrezikon prishjen e marrëdhënieve mes Italisë dhe Indisë.

Dy marinarët italianë, Massimiliano Latorre dhe Salvatore Girone akuzohen nga India për vrasjen e dy peshkatarëve vitin e kaluar. Ata u arrestuan nga autoritetet indianë, por u lejuan që të riktheheshin në atdhe për Krishtlindje dhe për votime.

Por Roma i komunikoi Nju Delhit vendimin e saj për të mos i ekstraduar dy marinarët e saj në Indi duke pretenduar se gjykimi ndaj tyre do të zhvillohet në Itali. Autoritetet italiane akuzojnë Indinë se ka shkelur ligjet dhe konventat e OKB-së për rastin në fjalë sepse incidenti ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare.

Dy marinarët italianë akuzohen për vrasjen e dy peshkatarëve indiën në jug-perëndim të brigjeve të Indisë. Pas arrestimit nga autoritetet indiane ata thanë se kishin ngatërruar anijen e peshkatarëve me piratët somalezë që veprojnë në të njëjtat ujëra.

Për momentin të dy të akuzuarit do gjykohen në gjendje të lirë në Itali. Nga India nuk ka ende asnjë reagim zyrtar, por BBC thotë se rasti në fjalë mund të shndërrohet në një krizë të thellë diplomatike dhe mosbesimi mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA