Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Dy vjet pas tërmetit të fuqishëm të 11 marsit 2011 dhe tsunamit
shkatërrues që e pasoi, rimëkëmbja ka qenë e ngadaltë për mijëra
personat e shpërngulur pas fatkeqësisë së dyfishtë natyrore në Japoni.
Më shumë se 18.000 të vdekur e të zhdukur ishte bilanci tragjik i
katastrofës, ndërsa 300.000 vetë vazhdojnë të mbeten të pasistemuar
plotesisht.
Në ceremonite perkujtimore te mbajtura ne Tokio dhe ne qytetet e goditura te verilindjes, personat e mbledhur ulen kokat e mbajten nje moment heshtje per te shenuar oren 2. 46 minuta, casti kur do te godiste termeti me i fuqishem ne historine e vendit.
Krahas eventeve perkujtimore, pati edhe nje tjeter zhvillim qe gjeti pasqyrim ne media: qindra te shperngulur per shkak te katastrofes berthamore depozituan nje padi, ku kerkojne kompensim per vuajtjet dhe humbjet e tyre.
Ne zonen e katastrofes, mijera te mbijetuar vazhdojne te jetojne neper streha te perkoheshme dhe presin me padurim te sistemohen. Por zyrtaret thone se nje proces i tille mund te kerkoje deri ne 10 vjet kohe. Nje numer i madh njerezish marshuan te dielen ne Tokio me pretendimin t’i jepet fund perdorimit te energjise atomike. 50 reaktoret berthamore te vendit u mbyllen per kontrolle pas termetit dhe qe atehere, vetem dy prej tyre jane ndezur serish. Por kryeministri Shinzo Abe, i zgjedhur ne muajin dhjetor e ka bere te qarte se pas kontrolleve te sigurise, reaktoret do te rinisin punen, si e vetmja menyre per permbushjen e kerkesave te medha per energji.
Top Channel