Arsimi është themeli mbi të cilin duhet të mbështetet e ardhmja e një shoqërie të shëndoshë, të zhvilluar e të barabartë me ato te vendeve të Bashkimit Europian ku edhe synon të integrohet.
Por, sot Shqiperia ka realitete paralele, qe shpesh e bejne te veshtire apo te pamundur mendimin se ne po japim sa duhet per kete brez te ri ne zona te caktuara.
Te duket sikur je kthyer ne kohe teksa perpara te shfaqet shkolla fillore e fshatit Merqize. Nuk janë pamje shkeputur nga ndonjë 7 mars gjetur në arkivat e filmave të vjeter te « Kinostudios » edhe pse duken vertete të tille, eshte 7 marsi i vitit 2013 vetem pak kilometra nga qyteti i Librazhdit.
Godines eshte e veshtire t’i gjesh nje moshe, ndoshta sepse ajo duket po aq e vjeter sa edhe guret mbi te cilet jane ngritur keto mure sot te shtrembert e te anuar sa majtas e djathtas.
E mes ketij realiteti femijeve u mbetet veç te imagjinojne sesi mund te jete nje shkolle a nje kopesht i vertete ndryshe nga kjo ngrehine ku ata çdo ditë duhet te mesojne.
Gjithçkaje tjeter i shtohet edhe mungesa e energjise elektrike, ashtu si edhe nje vend ku femijet te mund te kryejne nevojat e veta. Nje godine qe me shume sesa t’u jape diçka femijeve duket sikur do t’i perpije nje nga e nga nje.
Me tej ne Togez, shkolla egzistuese duke mos patur vende mjaftueshem ka detyruar nje pjese te femijeve te bejne mesim ne nje shtepi që më shumë i ngjan një kasolleje.
Ne arrez te Librazhdit eshte e njejta gjendje. Femije te ngucur pas njeri-tjetrit ne kushte qe eshte pak te quhen skandaloze
Rrugetimi vijon ne Radokal te komunes Proptisht, te Pogradecit. Shkolla ketu ka mbyllur dyert prej disa kohesh si pasoje e degradimit total te saj.
E ne keto kushte femijet jane shperndare gjithe anesh ne nje realitet thuajse te pabesueshem.
Dikur ky fshat i madh kishte një shkolle per me shume se 400 nxenes ndersa sot ka 4 shkolla ne kushte shtepie, nderkohe qe te gjithe nxenesit e arsimit te mesem duhet te ecin mbi 1 ore ne kembe per te bere mesim ne nje fshat tjeter.
Nese nuk do te shoqeronin , veshtire te arrije te gjeje ne kete labirint qorr se ku mesojne femijet.
Fjalet e femijeve koklaviten mes imazheve qe duket sikur i perkasin sistemit arsimor te diteve te para te pas luftes ne mos edhe me keq te viteve te para te 1900.
Disa qindra metra me tej ngrihet shtepia shkolle e dyte. Mes tyre gjithçka behet e veshtire, edhe pershkrimi qe ne çdo rast duket i pamjaftueshem mes ketyre mureve, mes ketyre bankave, mes syve te femijeve qe ndjekin me kerrsheri çdo levizje tonen. Dikund me tej eshte edhe shkolla shtepi e trete.
Ne shtepine -shkolle te katert ne Radokal mesimi sapo mbaron , teksa vete femijet nuk druhen te thone te vertetat e tyre, te verteta qe deri me sot kane rene ne vesh te shurdhet edhe pse kelthasin me forte se kurre me zerin e ketyre nxenesve te vegjel.
Ndoshta shkelim etiken duke vene kamerat përballë tyre, por kjo eshte e vetmja menyre që të njihet realiteti, të degjohet e të merren masa të menjehershme për të ndryshuar gjendjen e tyre.
Arsimi nuk behet me fjale, por fakte, e faktet tregojne se ne zona te caktuara ende mesohet si shekuj më parë.
Keta femije jane e ardhmja, e nese kete te ardhme e kultivojme ne kete menyre , atehere ajo nuk premton asgje perveçse nje deshtim qe neser mund t’i kushtoje shumë më shume gjithë shoqerisë.
Top Channel