Zyra e OSBE-së në Tiranë ftoi Misionin e Vlerësimit të ODIHR-it për përgatitjen e një raporti për nevojën dhe numrin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Ekipi vlerësues i ODIHR do të mbërrijë në Shqipëri ditën e hënë dhe do të qendrojë këtu për tri ditë. Ekipi pritet të zhvillojë takime me palët përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe me palët e interesuara drejtpërdrejt për to.

Në përfundim të këtyre takimeve, në datë 14 Mars, kur edhe përfundon vizitën 3 ditore, grupi i Vlerësimit të Misionit të ODIHR-it do të dalë me një raport ku pritet të bëhet i ditur numri i vëzhguesve ndërkombëtarë.

Top Channel