Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Venezuela caktoi 14 prillin, si datën në të cilën do të mbahen zgjedhjet presidenciale, që do të zëvendëojnë ish-presidentin e ndjerë, Hugo Chavez.
Lajmërimi u bë 24 orë pasi numri dy i shtetit, Nicolas Maduro, bëri betimin e tij si presidenti i përkohshëm i Venezuelës, shtetit të Amerikës së Jugut me 30 milionë banorë.
Ai mbetet gjithashtu favoriti për të drejtuar vendin me një mandat të ri 6-vjeçar.
President për 15 vjet me radhë, Chavez humbi një betejë të gjatë me kancerin në datën 5 mars.
Rivali i Maduros do të jetë sërisht Henrique Capriles, njeriu që humbi në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2012 përballë Chavez.
Në këto zgjedhje të konsideruara si transparente dhe demokratike nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar, Chavez grumbulloi 54% të votave, ndërsa Capriles 44%.
Zgjedhjet e 14 prillit pritet të jenë përcaktuese për të mësuar kursin e ri të Venezuelës, eksportuesit të katërt të naftës në botë, që prej politikës social-nacionaliste të Chavezit u ashpërsua me Uashingtonin dhe aleatët e tij.
Top Channel