Qytetarët nuk deklarojnë vendbanimet kur i ndërrojnë ato, duke kryer jo vetëm një shkelje të ligjit, por duke penguar shpesh edhe institucionet publike.
Ky fenomen është hasur me qytetarët e ardhur në Tiranë, kohët e fundit, apo ata që banojnë me qira, të cilët ndryshojnë vendbanimin e tyre disa herë nëpër njësitë bashkiake, por pa bërë ndryshimet në zyrat e gjendjeve civile.
Qytetarët, që jetojnë me qira në Tiranë, nuk i deklarojnë vendbanimet e tyre, pasi shpesh atyre nuk u intereson të nënshkuajnë dhe të paguajnë kontratën noteriale, sa herë që ndërrojnë vendbanim.
Kur ka mbetur ende pak kohë deri në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, mosdeklarimi i vendbanimit është një tjetër problem, ku janë fokusuar punonjësit e zyrave të gjendjeve civile, përveç pastrimit të rreth 3500 rekrove të dubluara, pasi këta persona pa adresë votojnë sipas një kodi me tre 999.
Drejtues të njësive vendore i kërkojnë Ministrisë së Brendshme të gjejë mënyrat e duhura, që të ndërgjegjësojë qytetarët të deklarojnë vendbanimin, sa here që e ndryshojnë atë, pasi ndëshkimi me gjobë për mosdeklarim të banesës brenda 30 ditëve, i nxit ata të hezitojnë për ta deklaruar.
Top Channel