Buxheti, Obama u rikthehet bisedimeve

10/03/2013 12:25

Barack Obama po bën një tjetër përpjekje për afrimin e qëndrimeve me republikanet, me shpresen e arritjes së një marrëveshje mbi mënyrat e reduktimit të defiçitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara.

Ky vendim i presidentit për t’iu drejtuar serish repiblikaneve te opozites perben nje kthese te papritur ne strategjine e tij te deritanishme, e cila ishte fokusuar tek kritikat ndaj kundershtareve dhe te drejtuarit direkt popullit amerikan.

Sipas raporteve ne media, shefi i Shtepise se Bardhe do te kaloje pjesen me te madhe te javes qe vjen ne “Capitol”, duke u takuar me ligjvenes nga te dyja partite.

Strategjia e re e bashkepunimit me republikanet nisi te merkuren, kur Obama ftoi per darke me 12 senatore republikane ne nje hotel luksoz te Uashingtonit.

Nje dite me vone, drekoi me kongresmenin Paol Ryan, kryetarin republikan te Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per Buxhetin, si dhe me Chris Van Hollen, demokrati me i larte i ketij komisioni.

Te dy palet i pershkruan diskutimet si produktive dhe te kenaqeshme, edhe pse marreveshjet per deficitin duken ende te largeta. ne fjalimin e perjavshem radiofonik, presidenti foli per progres ne disa aspekte dhe e cilesoi kompromisin te mundshem.

Toni i tij ishte shume me pajtues se ai i fjalimit te nje jave me pare, kur fajesoi republikanet qe lejuan hyrjen automatike ne fuqi te shkurtimeve buxhetore.

Se sa do te funksionoje qasja e re e Obames, kjo mbetet per tu pare. Republikanet vazhdojne te jene skeptike, siç e deshmon dhe deklarata e senatorit Jeff Sessions, nje nga zerat me te fuqishem republikane ne komisionin e buxhetit, i cili u shpreh se druhet qe propozimi demokrat nuk do te kaperceje proven dhe nuk do ta arrije kurre ekulibrin.

Top Channel