Serbia do të humbë mundësinë për të filluar bisedimet për integrim në
Bashkimin Evropian, nëse në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Kosovën
nuk arrihet marrëveshje për veriun.

Ndërkohë që disa burime thonë se Serbia do të marrë një platformë bisedimesh dhe një fazë tranzitore deri në dhjetor për të vazhduar bisedimet, por kjo do të jetë vetëm një periudhë përgatitore. Krerët e shtetit serb kanë paralajmëruar vizitë në Bruksel, ndërkaq më pas shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton do të vizitojë Kosovën, për të vazhduar më vonë me bisedimet.

Serbia kërkon që asociacioni i komunave serbe të ketë më shumë kompetenca ekzekutive.Kryeministri Ivica Dacic, i cili më parë ka deklaruar se është gënjeshtër që Kosova është Serbi ka theksuar se gjatë bisedimeve i ka thënë Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi se në veri mund të shkojë vetëm me armë pasi nuk mund ta kontrollojë veriun dhe se oferta serbe është mjaft korrekte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA