
Italia bie ndjeshëm në vlerësimin e Agjencisë Ndërkombëtare të
Klasifikimit të Kreditimit, Fitch. Agjencia bëri të ditur se vendi kalon
nga A- në BBB+, gje qe pasqyron rezultatet pa krye të zgjedhjeve te
fundit që ka shumë mundësi ta bëjnë të pamundur krijimin e një Qeverie
të qëndrueshme brenda javëve të ardhshme”.
Ne raportin e ‘Fitch’ theksohet se të dhenat e tremujorit te fundit të vitit 2012 konfirmojne se recesioni në Itali është ndër më të thellët në Europë. Agjencia parashikon një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në masën 1,8% dhe një borxh që do të mbetët në kuotën 130% dhe jo në 125% siç mendohej në mes të vitit të kaluar.
Rënia varet edhe nga fakti që “një Qeveri e dobët mund të jetë më e ngadalët dhe më pak e aftë për t’iu përgjigjur goditjeve ekonomike në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Ende nuk njihet reagimi e tregjeve ndaj ketij parashikimi te agjencise sepse komunikata, ashtu si dhe herë të tjera, është dhënë të premten në mbrëmje, menjehere pas mbylljes se bursave.
Top Channel