Egjipt, konfirmohen 21 dënimet me vdekje

09/03/2013 00:00

Një gjykatë në Egjipt ka konfirmuar 21 dënimet me vdekje të dhënë në lidhje me protestat fatale të zhvilluara në Port Said pas një ndeshjeje futbolli, pavarësisht tensioneve që kanë përfshirë vendin.

Sipas mediave ndërkombëtare, 52 të pandehur të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm për protesta të dhunshme, ndërsa të tjerë kanë marrë dënime më të ulëta ose janë shfajësuar.

Gjatë trazirave në Port Said, pas një ndeshjeje futbolli, 74 persona humbën jetën si pasojë e përleshjes mes tifozerive të dy ekipeve.

Të premten, ushtria egjiptiane mori përsipër detyrat e sigurisë nga ana e policisë në qytetin bregdetar, në përpjekje për të ulur tensionet.

Rrethina të tjera, të paktën 10 prej 29 provincave të Egjiptit, u përfshinë nga një grevë e papreçedentë e mijëra policëve të rangjeve të ulta. Disa njësite raportohet se u larguan nga zyrat e tyre, pasi i mbyllën ato me dryne.

Ata protestojnë për faktin se ishin detyruar me forcë nga qeveria e presidentit islamik, Mohammed Morsi, për t’u përballur me protestuesit, si dhe për mungesën e mbështetjes nga prokuroria.

Shefi i forcave të sigurisë u zëvendësua të premten, në përpjekje për t’i zbutur mërzinë rrethit të policëve. Për arsye sigurie vendimi u mor në një gjykatë të Kajros.

Top Channel