Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Më 12 mars do të nisë procesi zgjedhor nga ku do të dalë emri i personit që do të udheheqë Selinë e Shenjtë dhe gjithë besimtarët katolikë në të gjithë botën.
Kështu vendosën kardinalët e mbledhur ditën e premte në Vatikan. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, At Federico Lompardi tha se 12 marsi do të nisë me meshën e posaçme (Pro Eligendo), që mbahet para nisjes së cdo Konklave.
Pasditen e 12 marsit, të gjithë kardinalët zgjedhës do të mbyllen në Kapelën Sistine për të zgjedhur në fshehtësi të plotë emrin e Papës së ri. Procesi në 100 vitet e fundit nuk ka zgjatur asnjëherë më shumë se sa 5 ditë dhe as këtë herë nuk pritet të ketë proces të stërzgjatur, nisur nga fakti që Vatikani dhe besimtarët katolikë shpresojnë të keni emrin e Papës së ri para 17 marsit për të nisur ceremonitë për Pashkët.
Numri i kardinalëve votues do të jetë 115 që do të thotë se për të patur
një Papë duhen të paktën 77 vota. Të martën pasdite do të jetë tymi i
parë. Nëse tymi do të jetë i bardhë, Konklava ka zgjedhur Papën, nëse
tymi është i zi nuk është zgjedhur.
Top Channel