Presidenti i ri i Çekisë ringre flamurin europian

08/03/2013 21:35

Presidenti i ri i Çekisë, Milos Zaman, dha si urdhër të parë pas marrjes së mandatit të tij ringritjen e flamurit të BE-së në kështjellën historike të Pragës.

Paraardhësi i tij, euroskeptiku Vaclav Klaus kishte dhënë urdhër që mbi fortesën historike të qëndronte vetëm flamuri kombëtar.

Urdhëri i parë i mandatit për Zaman tregon qartë se cilat do të jenë qëllimet dhe vija politike që ai synon të ndjekë.

Social-demokrati Zaman fitoi në janar zgjedhjet presidenciale, ndërsa Klaus nuk mund të rikandodnte, pasi kishte mbushur dy mandate 5-vjeçare në detyrë.

Me largimin nga detyra e kreut të shtetit, 71-vjeçari Klaus do të gjykohet për akuzën e tradhëtisë kombëtare, pasi në dhjetor shpalli një amnisti të përgjithshme, nga e cila përfituan ulje dënimi dhe shfajësim shumë të dënuar apo të pandehur në proces gjykimi.

Midis të shfajësuarve ishin edhe disa politikanë të afërt me Klaus, çfarë ka bërë të ngrihen dyshimet nga organi i akuzës se amnisti u shpall me qëllim që të pushonte gjykimi ndaj këtyre politikanëve.

Top Channel