Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin grek Athinë, ku pati takime me Ministrin e Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos.

Të dy politikanët patën një takim, i cili u vlerësua si konstruktiv dhe miqësor.
Sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Athina nuk ka ndryshuar qendrimin e saj lidhur me njohjen e Kosovës, por mbetet e vendosur në qendrimin e saj për forcim të marrëdhënieve dypalëshe.

“Patëm mundësi të presim Ministrin e Jashtëm të Kosovës, vend të cilin Greqia ende nuk e ka njohur. Të dy vendet ndajnë për njëri-tjetrin ndjenja miqësore. Është e vërtetë që në Bashkimin Europian ka qendrime të ndryshme lidhur me statusin e Kosovës. Mbetemi të vendosur në integrimin europian të gjithë rajonit. Edhe pse nuk kemi njohur Kosovën, kemi vendosur së bashku për hapjen e një zyre të posacme të Kosovës në Athinë. Kjo zyrë do të operojë në të bërit biznes midis dy vendeve.
Në këtë mënyrë japim mesazhin së zhvillimi ekonomik është një mekanizëm për zhvillimin rajonal. Athina mbështet pa rezerva bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Ministri i Jashtëm grek, Avramopulos.

“Falenderoj zotin Avramopulos për mikpritjen. Sot kishim një mundësi të diskutonim me zotin Avramopulos të diskutonim një sërë cështjesh me interes të përbashkët. Greqia ka qenë përkrah Kosovës në periudha të vështira që vendi ka kaluar. Hapja e zyrës tregtare në Athinë do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit midis dy vendeve. Morëm mbështetjen e Athinës për rrugën tonë të integrimit europian, si dhe mbështetjen greke në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha nga ana e tij Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA