Dy inspektorë të qarkullimit rrugor të Drejtorisë së Policisë së Lezhës u
arrestuan nga kolegët e tyre në flagrancë, pasi në këmbim të 5 mijë
lekëve i rikthyen dokumentet e automjetit një drejtuesi që kishte thyer
rregullat e qarkullimit rrugor.

Haki Xhixha 49 vjeç dhe Naim Dani 45 vjeç ishin vënë në përgjim prej Prokurorisë së Rrethit, pasi dyshoheshin per mitmarrje.

Nderkohe qe  gjate nje operacioni te koduar  “Zhdoganimi i rremë”, u prangos Shefi i Pikes se kalimit kufitar te Muriqanmit ne Shkoder, Arben Sinani, 44 vjeç, Adriatik Selmani, 39 vjeç kontrollor dhe Artan Tafa, 37 vjeç, nenoficer ne Forcat e Armatosura. Ata u prangosen, pasi pergjimet e kryera ndaj tyre u siguruan ne Gjykaten e Tiranes qe e konisderoi te ligjshëm arrestimin e tyre.

Te akuzuarit mundësonin plotësimin elektonik të Hyrje – Daljeve fiktive të kundraligjshme në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan – Shkodër, të automjeteve, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore duke përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme para prej këtyre shtetasve.

Nderkohe qe policia e Vlores lajmeroi arrestimin e Gazmir Bundos, Shef i Higjienes ne Drejtorine e Shendetit Publik, Vlore, inspektorin e tij, Pandeli Bilbili, si dhe mjeken Afrofiti Gjyli edhe ajo inspektore ne Drejtorine e Shendetit Publik. Te tre dyshohen se kane perfituar shuma te konsiderueshme parash nga pronaret e lokaleve ne kembim te mosmarrjes se masave per ligjin antiduhan. Policia i kishte vene ne pergjim te tre shtetasit pasi kishte kallëzime nga kater pronare lokalesh ne qytetin bregdetar.

Top Channel