Durrës, sekuestrohet kanabis, pranga 36-vjeçarit

08/03/2013 00:00

Një sasi prej 422 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa është
sekuestruar nga policia kufitare e Portit të Durrësit dhe agjentët e
antidrogës.

E ndarë në 268 pako, sasia e drogës u gjet e fshehur në dyshemenë e autobuzit tip “Renault” me targa të Tiranës 9564 L, i cili do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari mesnatën e kaluar. Në orën 05.30 të ditës së sotme, blutë arrestuan në flagrancë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve drejtuesin e autobuzit Albano Feraizi, 36 vjeç me banim në Tiranë.  

Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës ka nisur hetimet për të zbardhur këtë linjë të trafikut dhe personat e përfshirë në të, si dhe në raste të tjera të goditjes së trafikut të narkotikëve nga kjo pikë kufitare. Në të shumtën e rasteve arrestimet mbeten vetëm në nivelin e korrierëve, transportuesve të mallit të ndaluar.

Top Channel