Burri që koleksionon kukulla Barbie

08/03/2013 12:10

Stanley Colorite është një burrë amerikan i cili ka një pasion shumë të çuditshëm për një mashkull: koleksionon kukulla Barbie. Ai e ka mbushur shtëpinë e tij në Florida, që ka plot 7 dhoma gjumi, me 2 mijë kukulla Barbie dhe 1 mijë kukulla Ken.

41-vjeçarit i janë dashur 16 vite për të mbledhur kukullat dhe do të vazhdojë të blejë të tjera deri sa të mbushë plot shtëpinë.

Stanley, i cili e quan veten Burri-Barbie, ka shpenzuar deri tani 30 mijë dollarë.

Kukulla më e shtrenjtë e koleksionit të tij është një Pink Splendor Barbie, e cila vlen 1000 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA