Arrestohet dhëndri-zëdhënës i Bin Laden

08/03/2013 04:00

Një person, i përshkruar si zëdhënësi i Osama bin Laden, është arrestuar dhe do të gjykohet në New York, kanë konfirmuar Shtetet e Bashkuara.

Sulaiman abu Ghaith u kap javën e kaluar në Jordani, njoftoi kongresmeni Peter King gjatë së enjtes.

Abu Ghaith është dhëndri i Bin Laden dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në komplotimin e sulmeve të 11 shtatorit, bënë të ditur zyrtarë amerikanë.

Bin Laden u vra në maj të 2011-s, pas bombardimit të vendit ku fshihej në Pakistan, nga një ekip i komandove amerikane.

Abu Ghaith pritet të dalë në një gjykatë federale të premten, i akuzuar për konspiracion për vrasjen e shtetasve amerikanë.

“Sulaiman abu Ghaith mbante një pozicion të rëndësishëm tek al-Qaeda, të njëjtë me këshilltarin në një familje bandash, apo të një ministri propagandues në regjimet totalitare”, tha ndihmës-drejtori i FBI-së, George Venizelos, në një njoftim. “Ai shfrytëzoi pozicionin e tij për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe nxitur armiqtë e tyre”.

Një mësues dhe predikues në xhami në Kuvajt, Abu Ghaith-it iu hoq shtetësia kuvajtiane pas 11 shtatorit. Zyrtarë të departamentit të Drejtësisë thanë se Abu Ghaith ka shërbyer në krah të Bin Laden, nga maji 2001 deri në 2002, duke folur në emër të al-Qaeda-s dhe duke paralajmëruar se sulme si ato të 11 shtatorit do të vazhdojnë.

Specifikisht, më 12 shtator 2001, Abu Ghaith u shfaq në krah të Bin Laden dhe Ayman al-Zaëahiri, për të paralajmëruar SHBA-të se “një ushtri e madhe iu ka rrethuar” dhe u bëri thirrje “kombeve islamike” të luftonin kundër “hebrenjve, të krishterëve dhe amerikanëve”, sipas regjistrimeve të gjykatës.

Ai ishte arratisur drejt Iranit, diku nga viti 2002.

Top Channel