Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka renditur një sërë shqetësimesh që
Partia Socialiste vëren pas ekspozesë së një dite më parë nga
zëvendësministri Ferdinad Poni, që lidhej me statistikat e listës
zgjedhore.

“Asnjë e dhënë nuk është bërë transparente në këtë drejtim. Verifikimi dhe pastrimi i këtyre të dhënave ka të bëjë direkt me klimën zgjedhore dhe është një nga detyrimet parësore dhe një nga angazhimet e marra nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e listës zgjedhore”, tha Gjiknuri.
 
Një tjetër shqetësim i deklaruar prej Gjiknurit lidhej me njoftimin e zgjedhësve për qendrën e votimit, një detyrim i Kodit Zgjedhor, që sipas tij, nuk është zbatuar megjithëse sipas ligjit kjo gjë duhet të ishte kryer tashmë.

“Numri i zgjedhësve pa adrese të saktë zgjedhore është afërsisht gjysmë milionë zgjedhës, sic e pohoi vetë zoti Poni, duke shkelur haptazi i rekomandimin e ODHIR pas zgjedhjeve të vitit 2011, që u kërkon autoriteteve shqiptare të rrisin transparencën dhe saktësinë e listave të zgjedhësve dhe duke çuar më tej përmirësimet në listat e zgjedhësve të vërejtura në këto zgjedhje, Ministria e Brendshme dhe autoritetet vendore duhet t’i shtojnë përpjekjet për të siguruar që të gjithë zgjedhësit në listat e zgjedhësve të kenë një kod të saktë adrese”, theksoi Gjiknuri.
 
Të gjitha këto probleme sipas Gjiknurit lënë shkak për të besuar se Qeveria është duke minuar besimin dhe marrëveshjet politike për zgjedhje me standarde.

“Refuzimi i transparencës dhe mosreagimi në lidhje me të metat serioze të bëra prezent edhe në këtë deklaratë, hedhin hije të forta dyshimi mbi vullnetin e Qeverisë për të zbatuar ligjin dhe angazhimet politike të marra përsipër”, tha Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA