Krimet që vijnë nga papunësia

07/03/2013 19:45

Ushtria e të papunëve është ajo që furnizon më së shumti edhe kontigjentet e personave të implikuar në krime të ndryshme.

Raporti i fundit i Prokurorit të Përgjithshëm jep të dhëna edhe mbi gjendjen shoqërore dhe ekonomike të autorëve të krimit.

Sipas këtij raporti, vërehet një rritje e numrit te te papuneve qe jane perfshire ne kriminalitet, me 8 perqind me shume se ne vitin 2011.

Thene me gjuhen e statistikave, ne vitin 2012 rezulton se nga 8666 shtetas te marre si te pandehur per vepra te ndryshme penale, 5648 prej tyre raportohen nga organi i akuzes si te papune.

Nga kategoria e te papuneve nen akuze, ne vend te pare qendrojne ata qe jane te dyshuar si te perfshire ne vjedhje, me nje shifer prej 2079, shifer qe ka shenuar rritje 35,61 perqind ne krahasim me vitin 2011.

Ne kete fushe, sipas raport-analizes se Prokurorise se Pergjithshme, si faktor ndikues eshte se bashku me papunesise edhe niveli arsimor.

Sipas raportit, 938 shtetas te papune jane marre nen akuze per prishje te rendit dhe qetesise publike, armembajtje pa leje, vetgjyqesi dhe me nje rritje prej 173 shtetas te papune te implikuar ne vepra penale kunder drejtesise, si psh kundershtim i vendimit te gjykates, perkrahje e autorit te krimit ose moskallzim.

Te papunet duket se kane qene problem edhe per veprat penale brenda familjes se tyre sikurse dhuna apo braktisja e femijes, ku nga 285 persona nen hetim ne kete fushe, 105 prej tyre jane te papune.

Megjithate, per dhunen ne familje Prokuroria evidenton se ka nje rritje te te papuneve qe jane bere agresive, por sipas prokurorise, si faktor kryesor ne kete pike shikohet mungesa e arsimimit.  

Sipas prokurorise, shtetasit e  papune, nen akuze per krime kunder jetes sikurse vrasja me dashje kane shenuar ulje me 9,96 perqind. Ndersa ka rritje te te akuzuarve per vrasje te kategorise tjeter,  qe konsiderohen si te punesuar ne sektorin privat me nje trend prej 46 perqind me shume krahasuar me 2011.

Te punesuarit ne sektorin privat vijne ne vendin e dyte me nje shifer prej 2636 persona te vendosur nen akuze kryesisht per zhvillimin e palejuar te lojrave te fatit, mashtrimit, falsifikimit apo per krime, sikurse fshehja e te ardhurave, mospagim i taksave dhe tatimeve.

Te punesuarit ne sektorin privat mbajne vendin e pare si te akuzuar per vepra kunder autoritetit te shtetit si mbajtje pa te drejte e uniformes apo kundershtim i forcave te policise, ndersa nepunes te shtetit rezultojne te implikiuar kryesisht ne kontrabandim, falsifikim, shperdorimit te detyres,  si dhe per kryerje te veprimeve arbitrare.

Top Channel