Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, në një tryezë të mbledhur posaçërisht për trajtuar këtë temë.

Në fjalën e saj, Jacobson ka nënvizuar se autoritetet kosovare duhet të bëjnë më shumë, në mënyrë që institucionet e drejtësisë të fitojnë besimin e qytetarëve.

Sipas raportimeve të “RTK”, Diplomatja ka përmendur mungesën e përgjegjësisë të treguar nga gjykata komunale e Prishtinës për rastin e shtetases Diana Kastrati, duke thënë se institucioni duhet t’i dilte në mbrojtje të ndjerës brenda 24 orëve.

I pranishëm në këtë tryezë ka qenë edhe ministri kosovar i drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka pranuar mangësitë që ka gjyqësori kosovar.

“Gjyqësori duhet të rrisë më shumë transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve”, ka thënë Kuçi, i cili problemet i ka arsyetuar me tentativat e vazhdueshme për reformimin e sistemit gjyqësor.

Top Channel