Reforma zgjedhore do të jetë ditën e premte në qendër të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të ketë edhe debate.

Sipas raportimeve të “RTK”, deputetët do të diskutojnë raportin e komisionit të reformës zgjedhore, i cili po finalizon draftin e ri, fjala e fundit për të cilin do të thuhet nga liderët politikë.

Kryetari i komisionit, Haki Demolli ka deklaruar se ka përfunduar gati 80 për qind e punës, me hartimin e pjesës më të madhe të projektligjit dhe e nesërmja do të jetë vetëm një raportim për punën.

“Shpresoj se pjesa e mbetur do të finalizohet shumë shpejt, pasi komisioni është i gatshëm për një gjë të tillë. Por gjithçka varet nga vendimet dhe pajtimi që do të arrijnë liderët e partive politike”, ka thënë Demolli.

Krerët e subjekteve partiake kanë bërë disa takime lidhur me këtë çështje, për të cilën në përgjithësi ka mbizotëruar klima e mirëkuptimit.

Por në këto bisedime është përjashtuar lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesit e të cilës nuk kanë qenë asnjëherë të pranishëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta